Real Madrid ka marrë një lajm të mirë përpara përballjes me Barcelonën, të dielën në “Santiago Bernabeu”. Sipas të përditshmes sportive katalunase, “Mundo Deportivo”, Real Madrid është afër ta fitojë duelin me Barcelonën për transferimin e Theo Hernandez. Edhe pse kërkohet edhe nga Barcelona, futbollisti i Atletico Madrid preferon kalimin në “Santiago Bernabeu”. Real Madrid është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për transferimin e francezit, i cili është i huazuar te Alavezi. Los Blancos i ka ofruar kontratë pesëvjeçare Hernandezit.
Kryesore
Continue to the categoryMërtiri: Rama rrëzohet vetëm nëse Berisha ikën nga PD-ja
Partia Demokratike dhe Sali Berisha po shtiren për farsën elektorale me qëllim që të tërheqin vëmendjen për të mos lëshuar opozitën dhe postin, pasi...