Juventusi i pandalshëm

Juventusi fitoi me goleadë ndaj Genoas, duke krijuar një diferencë prej 11 pikësh me Romën e vendit të dytë, me titullin kampion që është më pranë bardhezinjve. 4-0 përfundoi ky takim në “Juventus Stadium”, ku vetëm në pjesën e parë miqtë u ndëshkuan tre herë. Munoz u tregua i pavëmendshëm në minutën e 17-të, duke devijuar në mënyrë të pavullnetshme topin në portën e tij.
Dy minuta më vonë, Paulo Dybala pas një kombinimi perfekt me Khedirën e çoi rezultatin në 2-0. Ndërsa në minutën e 42-të ishte radha e Mandzukiç për ta dërguar topin në rrjetë. E pabesueshme ajo që bën Leonardo Bonucci në pjesën e dytë. Qendërmbrojtësi bardhezi depërton me zgjuarsi nga mbrojtja drejt qendrës së sulmit dhe godet nga jashtë zonës me instinktin e një sulmuesi për golin e 4-0.

Artikulli paraprakPioli paraqiti dorëheqjen pas ndeshjes
Artikulli tjetërDitë e errët e Mërgim Mavrajt