Manchester United thyen Burnley

Crystal Palace konfirmohet një skuadër që vret të mëdhatë e Premier League. Pas Chelsea-t dhe Arsenal-it, skuadra e Allardyce fitoi 2-1 edhe në “Anfield Road” përballë Liverpool-it.
Reds nuk u mjaftoi avantazhi me yllin e skuadrës, Coutinho. Londinezët rikthyen barazpeshën përpara pushimit të ndeshjes me Benteke.
Christian Benteke realizoi edhe golin e dytë në të 74-ën, duke realizuar një përmbysje të jashtëzakonshme. Një humbje e hidhur për Liverpool, që mbetet në vendin e tretë në renditje, por tashmë vetëm 2 pikë larg Manchester City-t dhe 3 nga Manchester United.
Skuadra e Jose Mourinhos fitoi 2-0 në fushën e Burnley-t. Një sukses i arritur prej 45 minutave të para të lojës me golat e Martial dhe Rooney-t. Djajtë e Kuq janë vetëm një pikë pas rivalëve të City-t, përpara derbit të Manchesterit, por shqetësimet vazhdojnë, sepse pas Ibrahimoviç dhe Rojo në dyshim do të jetë edhe Paul Pogba, që pësoi një dëmtim muskulor.

Artikulli paraprakMbape, tjetër rekord
Artikulli tjetërAlexis Sanchez çon Arsenalin në finale