Aferat me legalizimet, KLSH kallëzon në Prokurori zyrtarë të Aluiznit

Ish-drejtori i Aluiznit të Lezhës, dy ish-përgjegjës dhe një specialist i kësaj drejtorie janë kallëzuar penalisht në Prokurori për shkelje të detyrës. Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se i ka kallëzuar ata pas një auditivi të kryer, ndërsa katër zyrtare i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik me vlerë 5.9 milionë lekë si dhe shkelje të disiplinës financiare me vlerë 14.3 milionë lekë. Sipas KLSH-së, të kallëzuarit kanë kryer legalizime në zona të ndaluara me ligji, siç janë ato afër rrugës kryesore, lumenjve, kanaleve kryesore, etj, pa dokumentacion, si dhe duke shmangur pagesat e detyrimeve financiare. Auditimi është kryer për vitin 2014 deri në vitin 2016.“Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik  e që konsistojnë në legalizime të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për P.L, ish-drejtori  i institucionit, A.M, ish-përgjegjëse sektori, A.M, përgjegjës sektori dhe  B.N, specialist për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, informon KLSH. Pashk Luka ka mbajtur detyrën e drejtorit të Aluiznit në Lezhë prej vitit 2013 dhe është shkarkuar në janar të 2017. Ndërsa auditimi i KLSH ka filluar në 1 janar të këtij viti dhe vendimi për kallëzimin dhe dëmshpërblim është marrë në 26 shkurt 2017, kur u miratua edhe raporti përfundimtar. Në 32 raste, Vendimi “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal” është marrë në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Në 44 raste legalizimi me një vlerë prej 728 mijë lekë, nuk janë llogaritur penalitetet dhe janë kryer procedurat e legalizimit pa arkëtuar taksën e infrastrukturës. Në 4 raste, rezulton  se objektet ndodhen në një distancë prej buzës së lumit Drin më pak se distanca ligjore e përcaktuar, në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej autoriteteve të ujit. Në 12 raste rezulton se janë kryer legalizime të objekteve që ndodhen në një distancë prej buzës autostradës prej më pak se 30 ml dhe pranë kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës të tyre mbi kanale kulluese, në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej distancave nga rruga nacionale. Ka objekte informale, të cilat nuk plotësojnë kriteret ligjore për legalizim, duke mos zbatuar procedurat për s’kualifikimin e tyre. Në 21 raste, sipas regjistrit të parcelës ndërtimore, është miratuar sipërfaqja e parcelës ndërtimore në llojin e pasurisë “Truall”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës me mungesa të dokumentacionit. Në 2 raste janë miratuar leje legalizimi, me mangësi, ku është legalizuar një objekt që ishte në pronësi të Bashkisë Lezhë, e cila ka qenë në proces privatizimi, si dhe në rastin tjetër është rritur sipërfaqja e ndërtimit, nga sipërfaqja e miratuar me VKM nr. 611, datë 11.06.2009. Në 13 raste, Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t Qarku Lezhë, në procesin e legalizimit të objektit “shtesa anësore apo në lartësi”, nuk ka zbatuar penalitet për legalizimin e shtesave dhe sipërfaqes sipas vlerës së tregut brenda vijës së verdhë qytetit Lezhë me një dëm ekonomik në vlerën 4,301 mijë lekë. Në 31raste, gjithsej për 12 690 m2, sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “arë, pyll, vreshtë”, zona informale këto të pa miratuara nga KRRTRSH/KKT. Pra, legalizimi është kryer në zona “Territore të tjera”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall”.

Artikulli paraprakRama në panik nga revolta, kërcënon me burg opozitën
Artikulli tjetërMemushaj mbetet në Serinë A