Bajerni mendon kthimin e Mario Gomez

Bayern Munchen do të bëjë një goditje në sulm në merkaton e verës, për të patur në skuadër një alternativë të vlefshme për Robert Lewandowskin. Dëmtimi i polakut vuri jo pak në vështirësi bavarezët ndaj për të shmangur situata të tilla drejtuesit po mendon për Mario Gomez. Bomberi gjerman e njeh mirë ekipin bavarez, ku ka luajtur 4 sezone nga viti 2009 deri në 2013-ët. 31-vjeçari ka një kontratë deri në 2019 me Wolfsburgun dhe nuk do të refuzonte një rikthim te Bayerni ku mund të fitojë sërish trofe të rëndësishëm.

Artikulli paraprakArsenali, 20 milionë paund për Emil Forsberg
Artikulli tjetërLa Liga, Real e Barça në luftë të hapur për titullin