Disa preventivë të OSHEE-së të siguruara nga “Hashtag.al”, kanë zbuluar se kompania “Perla e Tomorrit” (Albania Beverages Group), rezulton me 18 milionë lekë detyrime të papaguara në OSHEE, afro 170 mijë dollarë. Në këtë kompani është aksioner kryesor kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ndërsa më herët kanë qenë aksionerë dhe deputetët socialistë Fidel Ylli apo dhe Vladimir Kosta. Preventivët e Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së në Berat, zbulojnë se kjo kompani ka të paktën tri vite që nuk kryen pagesa për shpenzimet e energjisë elektrike. Periudha kur kjo kompani rezulton debitore ndaj OSHEE-së përfshin dhe intervalin e viteve 2014-2015, kohë kur qeveria e rilindjes ndërmori një aksion total në mbarë vendin për likuidimin e detyrimeve. Kjo kompani biznesi në të cilën rezultojnë aksionerë disa figura të spikatura të rilindjes, duket se nuk i është nënshtruar rregullit dhe fushatës për shlyerjen e detyrimeve të energjisë, nisur tre vite më parë. Zotkaj vijon i qetë të zhvasë përmes kompanisë së tij tendera në bashkinë që ai drejton, ndërsa firmos me firmën e tij për kalimin e miliona parave në xhepat e tij. Ndaj tij, Prokuroria pak kohë më parë i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i hiqte Zotkajt mandatin e kryebashkiakut për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit pasi kishte kryer pesë vepra të ndryshme penale, përfshirë akuzat për trafik prostitucioni, dhunë, vjedhje etj. Por falë ndërhyrjes së Ramës, KQZ hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë, ndërsa Zotkaj vijon edhe sot të drejtojë Bashkinë e Poliçanit.
Kryesore
Continue to the categoryShoqata e ish-të Përndjekurve reagon kundër Berishës: Jemi shtyllë kryesore e...
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, ka reaguar nëpërmjet nënkryetarit të saj, Shpëtim Agolli.
"Ish të përndjekurit politikë...