Terry do të vijojë të luajë në futbollin profesionist

John Terry do të vijojë të luajë në futbollin profesionist dhe me shumë gjasa do ta bëjë në Kinë. Kapiteni legjendar i Chelsea-t njoftoi largimin në fund të sezonit, por refuzon të tërhiqet dhe pas shumë ofertave ka vendosur të zgjedhë emigrimin në Azi. Është Gus Poyet, trajneri aktual i Shanghai Shenhua ai, i cili zbulon se 36-vjeçari ka zgjedhur SuperLigën kineze për të vazhduar karrierën dhe pikërisht ekipin që ai drejton, por për këtë të fundit ai refuzoi ta pranojë për momentin.

Artikulli paraprakFiton Tottenham, -4 pikë nga Chelsea
Artikulli tjetërHernandez, mollë sherri në merkato