PSG dhe Monaco, dy rivalë të përbetuar që po luftojmë për titullin kampion në Francë, por që janë përfshirë në një debat të ashpër pas gjysmëfinales së Kupës së Francës, e fituar 5-0 nga parizienët. Snobimi që i bëri këtij trofeu skuadra nga Principata, duke aktivizuar formacionin e të rinjve, ka shkaktuar zemërim te rivalët, të cilët nuk i kanë kursyer akuzat për këtë sjellje të kundërshtarëve, që i kanë përqendruar forcat në kampionat dhe në Champions League.
“Nuk kisha zgjidhje tjetër. Në dispozicion të skuadrës ishin vetëm 12-13 futbollistë dhe po të aktivizoja në këtë ndeshje nuk do të mund të plotësonim as 11 futbollistë për takimet e ardhshme”, u shpreh Verrati. Kështu është shprehur pas ndeshjes trajneri i Monacos, Jardim, deklaratë kjo e papranueshme sidomos për mesfushorin italian të PSG, Marco Verrati: “Jam i lumtur, sepse kemi siguruar finalen, por nëse do të isha lojtar i Monacos, do të zemërohesha shumë dhe do t’u kërkoja shpjegime drejtuesve të skuadrës. Kundërshtari ynë nuk e respektoi Kupën e Francës. Në futboll luhet për t’i fituar të gjitha takimet. Nuk të ndodh shpesh të kualifikohesh në gjysmëfinale të Kupës. Jam dakord me rotacionin, por nuk mund ta ekzagjerosh, duke u paraqitur me të rinjtë”, tha ai.
Monaco dhe PSG kryesojnë kampionatin francez me nga 80 pikë, por skuadra nga Principata la një ndeshje më shumë për të zhvilluar, çka i bën favoritë për të thyer hegjemoninë disavjeçare të parizienëve në Ligën e Parë franceze.