A do të rikthehet Kovaçiç në Serie A?

Nikki Vusan ka insistuar se mesfushori kroat është i lumtur në Real Madrid. I pyetur nëse Mateo Kovaçiç do të rikthehet në “San Siro” gjatë verës, Vusan është përgjigjur: “Nuk dua të përgjigjem për të shmangur spekulimet”.
Gjatë këtyre ditëve është përfolur se Kovaçiç do të largohet nga Real Madridi gjatë verës. Por, Vusan thotë se reprezentuesi kroat është i lumtur në “Santiago Bernabeu”. “Unë nuk mendoj se Mateo nuk po luan mjaft në Real. Madridi është kampioni evropian dhe kjo do të thotë se ata janë të përbërë nga lojtarë të mëdhenj”, ka shtuar ai.
“Luka Modriç ndoshta është mesfushori më i mirë në botë, Toni Kroos ka fituar kupën e botës me Gjermaninë dhe nuk duhet të harrojmë lojtarë të tjerë të mëdhenj si James Rodriguez ose Isco. Me siguri se klubi është shumë i lumtur me Kovaçiç”, tha ai.

Artikulli paraprakThiago Alcantara te Bayern deri më 2021
Artikulli tjetërLuiza Gega firmos me Fenerbahçe