Çfarë i tha Zidane Iscos?

Zidane ka lavdëruar Iscon para ndeshjes me Valencian. Mesfushori spanjoll, Isco, ka shkëlqyer në fitoren prej 6:2 të Real Madridit ndaj Deportivos, që e shtyri edhe trajnerin Zinedine Zidane, t’i thotë diçka në vesh. Por, francezi nuk ka treguar se çfarë i tha në të vërtetë magjistarit spanjoll, të cilin shpreson ta ketë te “Los Blancos” edhe sezonin e ardhshëm. “Nuk do t’ju tregoj çfarë i thashë atij. Mundohem t’ju flas lojtarëve sa më pak, të ju tregoj gjërat e duhura”, tha fillimisht Zizu.
“Isco është i fokusuar në punën e tij dhe për të ka mbështetjen e trajnerit. Do të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë dhe të shohim çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm”, ka thënë Zidane.

Artikulli paraprakKthehet Neymar, Iniesta në dyshim
Artikulli tjetërMerkel paralajmëron: Negociata të ashpra për Brexit