Ronaldinjo mposht Realin

Ndryshojnë protagonistët, por jo rezultati. Pasi rihapi luftën për titull në Spanjës, Barcelona fitoi edhe El Clasico-n e legjendave, duke mposhtur 3-2 Realin e Madridit. Në ndeshjen e luajtur në Liban, në fushë zbritën legjendat e së kaluarës: Ronaldinho, Abidal, Davids e Mendieta për katalanët dhe emra si Karembeu, Morientes e Anelka për “Los Blancos”.
Por, në paradën e yjeve, ai që shkëlqeu më tepër ishte i zakonshmi Ronaldinho. Gjithmonë magjik me topin në këmbë. Kjo u shfaq prej minutave të para të miqësores, kur në pasimin e parë i dhuroi Giuly topin për avantazhin e Barcelonës. Asist, ndërsa nuk shikonte te lojtari ku pasoi, që i la të gjithë pa fjalë.
Reali barazoi me goditjen potente të Fernandos nga jashtë zonës, por sërish Ronaldinho dhuroi një tjetër asist, këtë herë për Simao-n, që riktheu avantazhin “blaugrana”. Në pjesën e dytë të lojës, braziliani dhuroi një tjetër asist për Giuly, me francezin që realizoi golin e tretë dhe hipotekoi suksesin e Barçës në “El Clasico”-n e legjendave. Realit në anën tjetër nuk i shërbeu goli i dytë me zëvendësuesin Javi Guerrero.
Sfida e yjeve përfundoi 3-2, ndërsa protagonist ishte vetëm njëri. Për Ronaldinho-n, duke sikur koha nuk kalon.

Artikulli paraprakVuajtje në “Bernabeu”
Artikulli tjetërKasano: Baloteli është i mbivlerësuar