Bajerni feston titullin me goleadë, 3 javë nga fundi

Bajerni i Mynihut është kampion i Gjermanisë për sezonin 2016-2017. Bavarezët siguruan matematikisht titullin falë fitores 6-0 kundër Volfsburgut në transfertë. 27 herë kampionët e Bundesligës tani kanë 73 pikë, dhjetë më shumë se Lajpcigu, kur kanë mbetur vetëm tri ndeshje deri në fund të kampionatit.
Titulli i pestë radhazi vjen si një ngushëllim për skuadrën e Karlo Ançelotit, që brenda një jave pa të eliminohej nga Liga e Kampioneve dhe Kupa e Gjermanisë. Sa për kronikë, goleadën ndaj Wolfsburgut e vulosën dopieta e Lewandowskit dhe finalizimet e Alabës, Robenit, Mylerit dhe Kimishit.
Tri javë pa përfunduar Bundesliga, Bayern Munich është shpallur kampion i Gjermanisë, pasi shkatërroi Wolsfburgun me rezultat 6:0, teksa ndjekësi më i afërt, RasenBallsport Leipzig barazoi 0:0 me Ingolstadtin, shkruan “Gazeta Express”.
Kjo bëri që djelmoshat e Ançelotit të shpallen edhe matematikisht kampion tri xhiro para fundit, duke fituar kështu titullin për herë të pestë me radhë. Bayern vazhdon ta thellojë rekordin sa i përket triumfit me radhë. Askush më parë në Gjermani nuk e ka fituar as katër herë me radhë.

Artikulli paraprakKasano: Baloteli është i mbivlerësuar
Artikulli tjetërPushteti ushqimor