Ironizon Aliaj: Parlamenti i Ramës mund të kthehet si Duma Ruse

Por çfarë ndodh në rast se opozita hyn në zgjedhje në kushtet e një represioni të tillë zgjedhor. Këshilltari i PD Besnik Aliaj, e ka ilustruar dje me një grafikë të Dumës Ruse, para dhe pas zgjedhjeve të 18 shtatorit partinë e Putinit, i cili hyri në këto zgjedhje që të fitonte shumicën absolute me qëllim që të vinte dorë mbi ndryshimet kushtetuese. Me këtë foto, Aliaj ka bërë krahasimin e asaj që pritet të ndodhë më 18 qershor në Shqipëri. Opozita e atjeshme, Just Russia që është tashmë (Zhirnovski dhe Zhukovi janë satelitë të Putinit, pavarësisht se paraqiten si opozitë), hyri në kushtet e një represioni të madh jo vetëm nga policia dhe shërbimet sekrete të Putinit, por dhe të oligarkëve atje. Në fakt kjo ka ndodhur zgjedhje pas zgjedhjeve, e cila ka pasur kosto të lartë për opozitën ruse që prej 17 vjetësh, deri sa më tani është në zgrip të ekzistencës së saj. Në zgjedhjet e 18 shtatorit, opozita arriti të merrte vetëm 38 mandate nga 450 që ka gjithsej Duma Ruse. Putin me Rusinë e Bashkuar mori rreth 315 mandate, dhe pjesa tjetër u ndanë mes Zhukovit dhe Zhirinovskit. OSBE/ODHIR në raport e vunë theksin mbi financimet e dyshimta të fushatës, kapjen e mediave nga ana e pushtetit, dhe dekurajimin e zgjedhësve për të dalë në votime. Në zgjedhjet e këtij viti dolën vetëm 48% e popullsisë rezultati më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Në ditët e sotme, Putini me të tijët zotëron rreth 412 vende në Dumën Ruse bashkë me komunistët e  Zhukovit  dhe ultranacionalistët  Zhirinovskit, të cilët numërohen si opozitë, por në fakt janë si të thuash Bamir Topi apo Spartak Ngjelat e Putinit. Gabimi i opozitës së atjeshme ishte se prej 17 vjetësh, ka ligjëruar zgjedhje pas zgjedhjesh pushtetin e Putinit, megjithë raprezaljet që ai ka bërë ndaj saj. Me gjithë burgosjet e opozitës, kapjen e të gjitha pushteteve, medias dhe çdo resursi, sërish opozita ka hyrë në zgjedhje, duke legjitimuar kohë pas kohe pushtetin, pavarësisht se rezulati ishte i paracaktuar. Sot, mund të thuhet se opozita në Rusi është në limitet e ekzistencës së saj. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë humbur shpresën, ndërsa pakica vendos për të gjithë pjesën tjetër. Duket se ëndrra e Edi Ramës është pikërisht kjo, një opozitë që t’i legjitimojë pushtetin e vjedhur përmes blerjes dhe manipulimit të votës.

Artikulli paraprakProkuroria nis hetimin pasuror ndaj Shullazit
Artikulli tjetërMbi 8 kuintalë drogë nga Shqipëria kapen në Kosovë