Gjykata Administrative ka ndaluar ndërtimin e HEC-it në Vjosë

Gjykata Administrative ka ndaluar ndërtimin e HEC-it në Vjosë. Pas ankesave të shumta të banorëve të fshatin Kutaj, gjykata ka pranuar kërkesën e tyre. Sipas Gjykatës Administrative, deklaratat mjedisore janë të pavlefshme pasi ndërtimi i HEC-it do të dëmtonte ekosistemin. “Deklarata mjedisore është e pavlefshme. Është shkelur ligji pasi nuk janë bërë dëgjesa publike”, është shprehur trupi gjykues. Tri organizata mjedisore në mbrojtje të lumit të Vjosës dhe banorë të prekur nga hidrocentrali i Poçemit paditën të premten Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Energjetikës dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa kërkuan që gjykata ta shpallë kontratën të pavlefshme.

Artikulli paraprakKriza ekonomike, rritet huaja e marrë nga individët
Artikulli tjetërGjimshiti, gati rikthimi te Atalanta