Mbyllet epoka Emeri në Paris

Rezultat e dobëta në këtë sezon për PSG duket se e kanë një përgjegjës. Ai është tekniku 45-vjeçar Unai Emeri. Drejtuesit e klubit parisien mesa duket kanë vulosur shkarkimin e trajnerit në fund të sezonit dhe janë duke punuar për gjetjen e zëvendësuesit. Sipas “Tuttomercatoëeb” do të jetë italiani Roberto Mançini, ai që do të marrë drejtimin e PSG në fund të sezonit. Mançini aktualisht është duke qëndruar pushim dhe pret një telefonatë nga presidenti Naser Al Khelaifi për të nisur aventurën e re në kampionatin francez.
Në të kaluarën e tij, Roberti Mançini ka drejtuar skuadra si Interi, Mançester Siti, Gallatasaraj, Lacio dhe Fiorentina, duke fituar dhe mjaft tituj kampion. Trajneri Emeri është duke studiuar për skuadrën e re ku do të transferohet pas mbylljes së sezonit dhe një opsion i mirë mbetet kalimi tek Roma në kampionatin italian.

Artikulli paraprakKur Çelsi injoroi talentin Mbappe për 20 mijë euro
Artikulli tjetërUnited pretendent