Komuniteti i biznesit është ankuar gjithnjë për marrëdhënien me administratën fiskale, kryesisht për gjobat apo dhe mosrimbursimin e TVSH në kohë. Por duke parë të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vihet re, se vlera e borxhit që biznesi i ka administratës tatimore ka ardhur në rritje gjatë këtij viti. Në fund të 3-mujorit të parë të vitit rezulton se vlera e detyrimeve të papaguara nga sipërmarrja për tatimet arrin në afro 15 miliardë lekë, ku rreth 50 milionë lekë nuk janë paguar vetëm gjatë muajit mars. Po sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vlerën më të madhe të borxhit tatimor e kanë bizneset e kryeqytetit me 2.3 miliardë lekë, më pas vijnë sipërmarrjet e mëdha, ose siç njihen në jetën e përditshme bizneset “vip”, vlera e të cilit llogaritet të jetë 1.7 miliardë lekë. Sipërmarrjet e Kukësit vijnë më pas në renditje me një borxh prej 53 milionë lekë, Berati me 33 milionë lekë, Gjirokastra me 31 milionë lekë, Vlora me 28 milionë lekë, Lezha me 24 milionë lekë dhe Elbasani me 23 milionë lekë. Ndërsa duke e krahasuar nivelin e borxhit tatimor me fundvitin e kaluar, llogaritet që këto detyrime janë rritur me thuajse 100 milionë lekë. Për të ulur nivelin e detyrimeve të prapambetura që biznesi i ka administratës tatimore, tashmë është hartuar një strategji ku sipërmarrja mund të bëjë një kontratë-marrëveshjeje me tatimet, për të paguar me këste këto borxhe. Kjo do të mundësojë edhe lehtësimin e bizneseve, si dhe do të përmirësojë dhe të ardhurat nga tatimet në buxhetin e shtetit.
Kryesore
Continue to the categoryShqiptarët financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Vit pas viti, kostot e shpenzimeve nga xhepi për blerjen e barnave po shtohen për arsye se nevojat për mjekim të një popullsie në...