Laboratori i drogës në Skrapar, lirohet administratorja

Lirohet administratorja Edira Lame, e cila u arrestua pas zbulimit të laboratorit të drogës në Skrapar. Mësohet se Gjykata ka caktuar dje masën ‘arrest shtëpie’ për Lamen, për të cilën më herët ishte dhënë ‘arrest në burg’. Gruaja, e cila akuzohet për trafik droge të mbetur në tentativë, përmes avokatit të saj, i tha Gjykatës më herët se ajo nuk kishte në administrim magazinën ku u gjet droga, por një tjetër ambient pranë saj, ku prodhoheshin verë, raki, si dhe çanta kartoni ambalazhi.
Për të provuar alibinë, ajo paraqiti në Gjykatë një mandat pagese me vlerë 20 mijë dollarë nga një kompani amerikane, të cilën e kishte furnizuar me raki. Duke iu referuar magazinës ku u zbulua droga, Edlira Lame tha se atë e ka patur në administrim një shtetas i huaj dhe bashkëshorti i saj, i cili ka ndërruar jetë pesë vite më parë.
Laboratori i përpunimit të kanabisit u zbulua më 12 prill në Lapan të Skraparit dhe në të sipas Prokurorisë u gjet një sasi e madhe kanabisi i tharë, si dhe 2000 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vazo.

Artikulli paraprakMaskat grabisin 100 milionë lekë në një banesë në Memaliaj
Artikulli tjetër75 kg drogë nga Shqipëria me makinë futen në Greqi