Ish-kreu i Dhomës së Përfaqësuesve së Kongresit amerikan, Dennis Hastert u dënua me 15 muaj burg në një çështje që përfshin para të paguara në këmbim të heshtjes ndaj një prej të paktën katër ish-nxënësve me të cilët ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht para disa dekadash.
Ai duhet t’i nënshtrohet gjithashtu trajtimit si ngacmues seksual, 2 vjet liri të mbikëqyrur pas burgut dhe duhet të paguajë një gjobë prej 250 mijë dollarësh.
Para se të shpallte dënimin, gjykatësi federal në Çikago, Thomas Thornton e përshkroi Hastertin si një “ngacmues serial fëmijësh”.
Hastert u përpoq t’i paguante 3.5 milionë dollarë një burri që tani është në të 50-at, që të mos tregonte se ai kishte abuzuar seksualisht me të, ndërsa ishte trajner mundjeje në një shkollë të mesme në Ilinoi.