Shpërthim i fuqishëm në magazinën pranë Komisariatit Nr.5 të policisë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një magazinë duralimini pranë Komisariatit Nr.5 të Policisë në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30. Bëhet e ditur se pas shpërthimit një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ambientet e biznesit privat. Subjekti privat është një punishte duralumini, dhe mësohet se në ambientet e saj ka patur një depozitë vaji, e cila ka marrë zjarr dhe ka shpërthyer.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe kanë nisur punën për neutralizimin e flakëve të zjarrit. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Tiranës, kanë ardhur edhe ato të Durrësit. Policia ka evakuuar banorët e shtëpive rreth magazinës në Kamëz. Nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa hetimet do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

Artikulli paraprakKorrupsioni, arrestohet drejtori i zyrës së Përmbarimit
Artikulli tjetërDhomat e huaja të Tregtisë: Në Shqipëri biznesi nuk ka siguri