Pas vendimit të kreut të PS-së dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për tërheqjen e kandidatit në Kavajë për zgjedhjet e 7 majit, ka reaguar edhe Presidenti Bujar Nishani. “Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e vlerëson qëndrimin e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, si një mundësi për të vijuar dialogun politik mes palëve për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës politike në vend. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve”, thuhet në deklaratën e Presidencës.
Kryesore
Continue to the category“Landfilli është ezauruar, nuk pranon më mbetje”, Ola Xama zbulon kolapsin...
Gazetarja Ola Xama, duke treguar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, abuzimet me inceneratorin inekzistues të Tiranës, deklaroi se landfilli ku mblidhen mbetjet...