Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, do të largohet nga Torino në fund të sezonit, raportojnë mediat italiane. Ajeti nuk ka arritur ta bind trajnerin e Torinos, Sinisa Mihajloviç, me paraqitjet e tij dhe kësisoj pritet largimi i tij në fund të këtij sezoni. Por, ende nuk është raportuar për skuadrat e interesuara për mbrojtësin e talentuar shqiptar, i cili ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë edicion në Serinë A. Ajeti ka kontratë me Torinon deri më 30 qershor të vitit 2019.
Kryesore
Continue to the categoryKrimet zgjedhore, SPAK: Kemi nisur hetimet për 16 çështje penale
SPAK po heton 16 çështje penale për zgjedhjet e 11 majit, 4 prej tyre të nisura me iniciativë të prokurorëve. Për Euronews Albania, Prokuroria...