Dueli për Champions

Arsene Wenger po përgatitet që të luajë ndeshjen e 58 në karrierë kundër Manchester United, këtë të dielë, me rivalin ndaj të cilit ka përqindjen më të ulët të fitoreve, saktësisht 29%. Tekniku i Arsenalit nuk ka fituar asnjëherë ndaj homologut Jose Mourinho në Premier League, por këtë fundjavë nuk do të jetë hakmarrja motivim, pasi në fokus është Champions League.
Të dy ekipet luftojnë për një vend në edicionin e ardhshëm të Kupës me “veshë të mëdhenj”, me londinezët që gjenden larg tokës së premtuar dhe shpresojnë në gabimet e vendeve të para. Një humbje potenciale në “Emirates Stadium” do ta linte Arsenalin 8 pikë larg United, me “djajtë e kuq” që kanë edhe një “portë” shtesë të hapur për Championsin, aty ku mund të hyjnë nëse fitojnë Europa League.
Granit Xhaka është një dilemë e madhe për trajnerin Arsen Wenger. Kosovari që militon me përfaqësuesen e Zvicrës ka një problem me kaviljen dhe nuk dihet nëse do ta nisë nga minuta e parë sfidën londineze.
Një tjetër shqiptar, në një tjetër kombëtare dhe që luan me Arsenalin, me të gjitha gjasat do të mungojë të dielën. Shkodran Mustafi rinisi stërvitjen me “topçinjtë”, por trajneri Wenger nuk do ta rrezikojë lojtarin nga Gostivari për 90-minutëshin me Manchester United. Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka lënë prapa lëndimin, ai është i gatshëm për lojë dhe pritet të jetë titullar ndaj Manchester Unitedit. “Stërvitja e fundit para ndeshjes Arsenal – Manchester United”, ka shkruar Shkodran Mustafi në Facebook. Në një formacion hipotetik të Arsenalit, Danny Welbeck pritet të kryesojë sulmin ndaj “djajve të kuq”, me disa ndryshime krahasuar me derbin në “White Hart Lane”.
Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Crystal Palaces me rezultat 5:0, në kuadër të xhiros së 35-të të Premierligës. Golat për ekipin e Pep Guardiolas i kanë shënuar: David Silva (2), Vincent Kompany (49), Kevin de Bruyne (59), Raheem Sterling (82) dhe Nicolas Otamendi (90).
Me këtë fitore, City është ngjitur në vendin e tretë në tabelë me 69 pikë të tubuara, sa ka edhe Liverpool. Kjo fitore i jep shpresë ekipit të Guardiolas, që ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e kampionëve sezonin e ardhshëm.
Tottenham ka humbur me rezultatin minimal 1-0, sot në transfertën ndaj West Ham, me një gol të shënuar nga Lanzini, në minutën e 65-të. Kjo është humbja më e hidhur për ekipin e Pochettinos, pasi, bashkë me ndeshjen, Tottenham humbi edhe shpresat për të fituar titullin kampion të Premiere League.
Spurs-at ndodhen në vendin e dytë, me katër pikë më pak se Chelsea kryesues, por tani ekipi i Contes ka një ndeshje më shumë për të luajtur dhe në katër takimet e mbetura do t’i mjaftojë të marrë vetëm pesë pikë për t’u shpallur kampionë të Anglisë. Blutë e Londrës do të presin të hënën në mbrëmje, Middlesbrough, ku do të kenë mundësinë të thellojnë me shtatë pikë diferencën ndaj Tottenham.

Artikulli paraprakAtletico nuk po mendon për Realin
Artikulli tjetërReal Madrid miliona pafund në merkato