Krahas zhvatjes së parave me tendera korruptivë që kapin shifra prej qindra milionë lekësh, një tjetër mekanizëm për zhvatjen e parave janë edhe lejet e ndërtimit. Ndonëse u përbetua se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi, në prag të fushatës, Erion Veliaj ka hapur “thesin” duke firmosur rreth 100 leje ndërtimi. Në traditën e Ramës, edhe Veliaj merr përqindje të majme për çdo leje ndërtimi të dhënë. Partia Socialiste ka nisur ndërkohë fushatën elektorale. Në vitin 2015 u miratua një vendim nga Këshilli i Ministrave që ndalonte të gjitha ndërtimet në vend, për arsye të ndryshme. Në këtë vendim thuhej qartë që nuk do të lejoheshin ndërtime, të cilat nuk do të ishin të rëndësishme dhe që nuk prisnin dot derisa të binte fuqia e moratoriumit. Prandaj çdo leje ndërtimi që është dhënë asaj kohe është nul. Por gjatë kësaj kohe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë leje për t’u ndërtuar pallate. Dhe në këtë rast ngrihet pyetja, a janë të paligjshme apo jo? Duke parë vendimin mund të themi se këto leje janë të paligjshme. Edhe nëse kanë qenë të ligjshme këto leje, mund të bien në kundërshtim me planin e ri dhe këto leje të dalin të paligjshme. Pasi në ato zona që është dhënë leja pas planit të ri mund të dalin zona të mbrojtura apo zona që nuk janë për ndërtim. Por përsëri lind një pyetje tjetër: Pas miratimit të planit të ri, i cili ende nuk ka efekt pasi nuk ka kaluar në KKT, mund të jepen leje dhe me çfarë baze ligjore jepen këto leje apo përsëri janë të paligjshme? Nga bashkia nuk kemi marrë informacion, por nga vëzhgimi kemi identifikuar disa pallate, të cilat po ndërtohen në zona të ndryshme dhe lejet e tyre janë të miratuara në data pa u miratuar plani i ri urbanistik. Përsëri lejimet ishin të vogla dhe mund të quheshin ndërtime vetëm për raste emergjente. Ky vendim kishte efekt në të gjitha bashkitë dhe të gjithë kryetarët e rinj të bashkisë duhet që ta zbatonin, deri në momentin që do të miratonin planin e ri vendor. Por gjatë një vëzhgimi që kemi bërë në qytetin e Tiranës rezulton se ky vendim nuk është zbatuar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Nga vëzhgimi rezulton se Veliaj ka dhënë leje zhvillimore për ndërtim të pallateve përpara datës 29 dhjetor 2016, ku u miratua plani i përgjithshëm.
Kryesore
Continue to the categoryShënim/ Përveçse në komunizëm, administrat shtetërore nuk ka qenë asnjëherë më...
Përveçse në komunizëm, administrata shqiptare nuk ka qenë asnjëherë më shumë se sot e politizuar dhe më shumë e angazhuar në funksion të një...