Barazim 2-2 ndërmjet Luganos dhe Baselit, por edhe shumë emocione përveç golave në derbin shqiptar të Superligës zvicerane. Mbi të gjitha dy kuqezinj protagonistë absolutë. Taulant Xhaka dhuroi asistin e avantazhit të Baselit me Fransson pas vetëm 12 minutave lojë. Zuffi dyfishoi shifrat për miqtë në minutën e 54-të, por Lugano nuk u dorëzua.
Kur kronometri tregonte një orë lojë shqiptari që luan me përfaqësuesen e Maqedonisë, Ezgjan Elioski shkurtoi shifrat me 11-metërsh. Barazimi i Luganos erdhi në minutën e 80-të, me golin e Armando Sadikut, që nuk është asnjëherë banal në ekzekutimet e tij. Sulmuesi shqiptar e ekzagjeroi në festime, ku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në harkun e dy minutave dhe la skuadrën e tij në inferioritet numerik.
Me barazimin 2-2 përballë Baselit, Lugano e Sadikut dhe ish-zv.trajnerit kuqezi, Paolo Tramezzani vazhdon të mos njohë humbje, pas pesë fitoreve radhazi dhe jo vetëm që është ngjitur në vendin e katërt në renditje, por praktikisht e ka siguruar vendin në Europa League.