Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur dje në “Ora News” duke thënë se vendi po shkon drejt përplasjes pas krizës politike.
Fjalët e Manjanit:
Është situatë katastrofike anormale. Vendi po shkon drejt përplasjeve, është një gjë që ata që po e kurdisin po bëjnë një gabim shumë të madh. Tashmë jemi në krizë politike dhe kjo po pranohet. Ligjërisht afati për regjistrim në zgjedhje kishte mbaruar në orën 12 të datës 28. Dikush duhet ta çojë në Kolegj të bëjë interpretim. Mendoj se duhet trajtuar politikisht me përgjegjshmëri. Nuk e di se çfarë duhet të ndodhë që vendi të shkojë drejt përplasjes. Ka pasur sjellje arrogante dhe të pavend, pushtetin politik të së majtës nuk e rrezikon askush, kur i fiton zgjedhjet pse duhet të jesh arrogant. Sa më shpejt të ulemi në tryezë aq më shpejt do të kemi zgjidhje.
Janë shqiptarë edhe ata (të djathtët), nuk janë serbë, kanë qeverisur këtë vend. Shtyrja e negociatave e bën gjithmonë e më të vëshitirë. Nuk ishte zgjedhje legjitime kërkesa për qeveri teknike, por çuarja drejt ekstremit është përgjegjësi politike.
Është një situatë e paprecedentë, i takon shtetit që të bëjë zgjidhjen.
Zgjedhje pa opozitë nuk ka, mund të ketë votime si më 1991 kur ishte PPSH, po erdhën zgjedhjet e 1992. Kemi precedentë të së shkuarës dhe nuk po mësojmë nga gabimet. Dashuriçkat e PS dhe PD në kurriz të Kushtetutës kanë këtë pasojë. Diplomatët janë rrogëtarë të vendeve nga vijnë. Nuk bëjnë mirë që pozicionohen.
Padiskutim që ka zgjidhje, është politike, nuk vjen me Facebook, as me komunikime bajate. Zgjidhet me përgjegjshmëri dhe mos të ngrihen deri në zgjedhje. Listat janë të gjitha të paligjshme. Zgjedhjet i ka të fituara.