Edi Rama ka gjetur sërish një preteks për të mos qenë jo vetëm në zyrë, por madje as në Shqipëri, ditën kur do të zhvillohet protesta e opozitës. Këtë herë ka gjetur si preteks një bienale që zhvillohet në Venecia, ku prezanton diçka Anri Sala, artisiti i tij i preferuar që kujdeset për ekspozitat e tij të kushtueshme nëpër botë. Anri Sala veç artist është dhe djali i një prej themeluesve të Fondacionit Sorros në Shqipëri. Vetë kryeministri, është kujdesur që të marrë pjesë në këtë bienale, me vizatimet e zyrës. Një medie afër qeverisë, i kish kushtuar një faqe të tërë gazete hapësirë, duke u munduar të na e paraqesë si diçka tepër të rëndësishme. Në fakt është vetëm një aktivitet aq i zakonshëm sa vetë Edi Rama kur ishte ministër kulture dhe kryetar bashkie e organizonte nga dy herë në vit. Të gjithë e dinë se, në bienalet e këtij lloji marrin pjesë kryesisht artistë anonimë. Por e vërteta është krejt ndryshe. Kryeministrin, e zë paniku gjithmonë nga protestat e opozitës, megjithëse ajo ka deklaruar se ajo do të jetë paqësore, madje kreu i opozitës ka deklaruar se do të jetë atje bashkë me fëmijët e tij. Por sërish Rama ikën, siç iku më 18 shkurt, siç ka ikur dhe në protestat e mëparshme. Me sa shihet kryeministri ynë që mburret se po bën shtet, në vetvete e di se shtetin që ai po pretendon e ka prej letre. Po t’i shtosh këtu dhe frikën që ka nga çdo lloj revolte, atëherë e ka parë të udhës të mos jetë fare në Shqipëri, por të marrë pjesë në atë bienalen “shumë të rëndësishme”.
Kryesore
Continue to the categoryShënim/ Përveçse në komunizëm, administrat shtetërore nuk ka qenë asnjëherë më...
Përveçse në komunizëm, administrata shqiptare nuk ka qenë asnjëherë më shumë se sot e politizuar dhe më shumë e angazhuar në funksion të një...