Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Një makinë me targë AA286EY ka humbur kontrollin dhe pasi është përplasur me bordurën është përmbysur në mes të rrugës. Fatmirësisht drejtuesja e mjetit shtetësja me inicialet N. M, 31 vjeç, banuese në Tiranë dhe pasagjeri A.D, 32 vjeç, kanë pësuar lëndime të lehta në aksidentin që ndodhi në afërsi të Maminasit. Ata janë dërguar në Spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende paraprakisht nëse ka të lënduar nga aksidenti i mëngjesit të sotëm.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe largimin e mjetit nga autostrada, pasi këtë fundjavë, trafiku i automjeteve që e përshkojnë atë është mjaft i lartë, për shkak të mijëra protestuesve që i janë drejtuar kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e opozitës dhe shumë qytetarëve që i drejtohen Durrësit për të kaluar një fundjavë të këndshme në bregdet.
Ndërkohë një tjetër aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur po ditën e djeshme në aksin Levan-Vlorë pasditen e sotme, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Për shkak të manovrave të gabuara, një prej makinave ka përfunduar në kanal kurse tjetra është përmbysur. Dy prej të plagosurve udhëtonin në makinën tip “Ford”, kurse dy të tjerët në automjetin “Dacia”. Ata janë dërguar në spital dhe po marrin mjekimin e duhur. Ndërkohë, policia është duke vazhduar hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.