Byerni i Mynihut ndez motorët e merkatos. Kampionati gjerman është drejt fundit me bavarezët që kanë arritur të shpallen sërish kampion. Suksesi i arritur ndoshta nuk i ka kënaqur edhe aq shumë, stafin, së bashku me trajnerin dhe futbollistët. Eliminimi nga Kupa e Gjermanisë dhe nga Champions League, ka bërë që drejtuesit bavarez të mendojnë për merkaton e verës, në mënyrë që të përforcohen sa më shumë repartet ku është e nevojshme të ndërhyhet. Pritet që kampionët e Gjermanisë të jenë më aktivë se çdo herë tjetër. Transferimet e para tashmë janë kryer, dyshja e Hoffenheim Sebasitan Rudy dhe Niklas Sule së bashku me Julian Brandt e Bayern Leverkusen dhe duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, ata do të jenë nën urdhrat e teknikut Karlo Ançeloti.
Tre përforcime “made in Germany”, të cilët me shumë mundësi do të pasohen dhe nga emra të tjerë. Emrat big nuk do të mungojnë për Bayernin dhe trajneri italian ka dy dëshira që kërkon t’i relizohen. I pari, është mesfushori i PSG, Marco Verrati dhe sulmuesi i Arsenal, Alexis Sanchez. Kjo goditje e dyfishtë do t’i kushtojë jo pak bavarezëve, por plot 120 milionë euro. Objektivat nuk duken të parealizueshëm, pritet që shumë shpejt të nisin bisedimet mes palëve. Ndërkohëm që e përfunduar mund të konsidohet edhe transferimi i futbollistit Leon Goretzka, autor i 8 golave në 38 takime të luajtura, me fanellën e Schalke 04. Emri i 22-vjeçarit pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.