Chelsea dhe Watford dhuruan spektakël në “Stamford Bridge” në javën e parafundit të Premier League, duke e mbyllur ndeshjen me golaeadë. 4-3 fituan kampionët e rinj të Anglisë, që në fakt e kishin siguruar titullin në përballjen me West Bromwich. Me shumë ndryshime në formacion, skuadra e Contes shënoi e para me John Terry-n në minutën e 22-të. 2 minuta zgjati avantazhi i Chelsea-t, pasi Capue ktheu baraspeshën me një goditje brenda zonës. Azpilicueta në të 36-ën realizoi të dytin për blutë e Londrës, që shkuan në dhomat e zhveshjes në epërsi të një goli. Sapo nisi pjesa e dytë, Mitchy Batshwayi e çoi rezultatin në 3-1, por pak minuta me vonë miqtë u kundërpërgjigjën me Daryl Janmat që ngushtoi në 3-2. Stefano Okaka krijoi iluzionin e një barazimi përfundimtar 3-3, por 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt e gjeti golin edhe Cesc Frabregas për fitoren e 29 sezonale, që e ngjit Chelsea-n në kuotën e 90 pikëve.
Kryesore
Continue to the categoryPakti i Tretë: Kleçka e negociatave Berisha-Rama për votën e diasporës
Siç e deklaroi publikisht Sali Berisha, ka ditë që po zhvillohen negociatat midis njerëzve të tij dhe atyre të mazhorancës për të bërë ndryshime...