Bartomeu: Do të vazhdoj të jem në krye të Barçës

Josep Maria Bartomeu mohon zërat e dorëheqjes. Presidenti i klubit të Barcelonës në mbledhjen vjetore të aksionerëve të klubit katalanas ka hedhur poshtë zërat që qarkullonin se ai do të jepte dorëheqjen nga presidenca blaugrana. Edhe pse ndaj Bartomeu shpesh ka pasur opinione apo deklarata  kundër në lidhje me mënyrën se si ai po menaxhon skuadrën, për 54-vjeçarin, kjo është një pjesë që nuk ka ndikuar asak.
“Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra që deklaronin se unë do të jap dorëheqjen nga drejtimi i presidencës së Barcelonës. Gjithashtu, ka pasur dhe skeptik apo të pakënaqur në lidhje me punën time. I mohoj në mënyrë kategorike këto aludime. Do të vazhdoj të jem në krye të kësaj skuadre deri në ditën e fundit të mandatit tim dhe të punoj fort që në të ardhmen të arrijmë rezutate pozitive”.
Josep Maria Bartomeu arriti të fitonte garën për president më shumicë votash në zgjedhjet e zhvilluara në vitin 2015, duke pasuar ish-numrin një të klubit katalanas Sandro Rosell. Mandati i Bartomeu përfundon në 2021.

Artikulli paraprakMesi nuk vendos për të ardhmen
Artikulli tjetërDemichelis tërhiqet nga futbolli