Konte është idhulli i ri i tifozëve të Chelsit

Antonio Conte është idhulli i ri tifozëve të Chelsea-it. Në fitoren 4-3 ndaj Watford-it, fansat e Bluve të Londrës, brohoritën në kor emrin e trajnerit italian, i cili që në sezonin e tij të parë me Chelsea-in arriti ta shpallte kampione të Anglisë skuadrën londineze, ndërsa e ka çuar edhe deri në finalen e Fa Cup. Conte nuk e ka vendosur ende të ardhmen, por duke parë sa shumë e përkrahin dhe e vlerësojnë tifozët e Chelsea-it, gjasat janë që ish-trajneri i përfaqësueses italiane t’i thotë jo çdo oferte të Interit, për të vazhduar aventurën e tij në ishull.
“Të dëgjosh të gjithë stadiumin të brohorasë në kor emrin tënd në një mënyrë shumë apasionante, mendoj se është diçka që të emocionon pa fund. Jam pjesë e Chelsea-it, prej vetëm 9 muajsh, por mes meje skuadrës dhe tifozëve ka lindur një ndjenjë shumë e bukur. Po bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Objektivi ynë është të vazhdojmë kështu. Duam të arrimë kuotën e 30 fitoreve dhe të fitojmë Fa Cup-in. Nëse ja dalim të triumfojmë edhe në “Wembley” përballë Arsenalit, ky sezon do të ishte me të vërtetë fantastik për ne”, u shpreh ai.
I pyetur për një takim të mundshëm me presidentin Roman Abramovich në ditët e ardhshme për të diskutuar për rinovimin e kontratës, Conte nuk zbuloi asnjë detaj, duke u përqendruar vetëm te dy takimet e fundit për t’i bërë një mbyllje sa më perfekte këtij sezoni.

Artikulli paraprakDemichelis tërhiqet nga futbolli
Artikulli tjetërS’kemi fituar asgjë