Shqiptari që po bën histori në Malajzi

Një shqiptar po bën histori në Malajzinë e largët. Është Liridon Krasniqi, 25-vjeçari që ka luajtur me Kombëtaren Shqiptare të 21-vjeçarëve dhe më pas me Kosovën, ishte sërish protagonist me skuadrën e tij, Kedah që siguroi për të tretin vit radhazi finalen e Kupës me një gol dhe një asist në gjysmëfinalen e kthimit përballë Terengganu. “Po, jemi prap në finale është hera e tretë në tre vjet në finalen e Kupës së Malajzisë, jam shumë i kënaqur dhe ishalla do fitojmë finalen. Momentalisht po ndihem në karrierën time shumë mirë, jam shumë i kënaqur dhe ndihem shumë mirë me këtë gol që jemi prapë në finale”, u shpreh Krasniqi.
Edhe pse ndoshta jo shumë e dinë, në Malajzinë me mbi 31 milionë banorë, futbolli përjetohet me një pasion të jashtëzakonshëm, Kedah ka një mesatare prej rreth 35 mijë tifozësh për çdo ndeshje, ndërsa në finale si ajo e Kupës numri shkon 100 mijë. Krasniqi atje është shndërruar në një farë mënyre në një simbol, aktiv edhe në jetën sociale. Në karrierën me klubin po përjeton një moment fantastik, por ndihet i lënë në harresë nga Përfaqësuesja e Kosovës, me të cilën ka luajtur në ndeshjen historike me Haitin.
“E kohët e fundit nuk jam shpreh për këtë punë shumë media më kanë shkruajtur dhe nuk jam shpreh për shkak unë e respektoj deri diku vendimet e trajnerit dhe FFK-së por ka ardhur te një pikë kur nuk mund ta pranoj këtë, pasi gjithçka duhet për të qenë në kombëtare. Po më vjen keq dhe inat dhe pyes pse gola po shënoj, tituj po marr krejt jam duke i plotësu me qenë pjesë e kombëtares ndoshta jo në formacion ama pjesë me qenë dhe unë si çdo njeri tjetër kam qejf me prezantu shtetin me gjak e me luftu, por nëse me lenë kështu anash tani jam në një pikë ku nuk mban më”, tha ai.
Moment kritik, por ka edhe më tepër, pasi në Malajzi ka nisur një fushatë për ta bindur të bëhet pjesë e përfaqësueses së vendit të Azisë Juglindore, 25-vjeçari pranon se ndihet i dyzuar, e megjithatë mbetet në pritje të një ftese nga Kosova. “Po, e kam pas jo veç një ofertë dhe krejt populli është ç’u me marrë nënshtetësi me lujt me Malajzinë, por ky nuk është vendim i lehtë ama tani i kam hap Kosovës një kufi deri muajin e ardhshëm që është loja dhe ta shohim nëse më thërrasin. Nëse jo do shikoj çfarë do të vendos”, përfundoi Krasniqi.

Artikulli paraprakKardifi është qytet shumë i shtrenjtë, tifozët e Realit nuk blejnë biletat e finales
Artikulli tjetërKush është Philippe, Kryeministri i ri i Francës?