Borxhi i jashtëm i nënshkruar dhe i patërhequr nga qeveria shqiptare ka arritur në fund të tremujorit të parë 2017 në 1,18 miliardë euro. Shuma ka mbetur e njëjtë që nga fundi i vitit të kaluar dhe u takon kredive që qeveria shqiptare ka nënshkruar me institucionet financiare ndërkombëtare, por që ende nuk janë disbursuar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave. Ecuria historike e detyrimeve të jashtme na tregon se qeveritë shqiptare e kanë pasur më të lehtë të gjejnë borxhin se sa ta përdorin atë. Në totalin e borxhit të jashtëm prej më shumë se 3.5 miliardë eurosh, rreth 31% e tij është ende i patërhequr. Qeveritë mike të Shqipërisë, por edhe institucionet financiare ndërkombëtare ndjekin procedura strikte për disbursimin e huave të tyre, duke bërë që një pjesë të mos angazhohen sipas parashikimeve fillestare. Qeveria shqiptare, nga ana saj, ka pranuar disa herë vështirësitë që kanë kontraktimi i fondeve të marra nëpërmjet borxhit të jashtëm. Këto defekte reflektohen kryesisht në ecurinë e shpenzimeve kapitale, të cilave më së shumti u dedikohet ky borxh. Stoku i borxhit shtetëror në monedhë të huaj ishte 29.5% e PBB-së në vitin 2014 duke arritur në 33.6% të PBB-së më 2016, duke sjellë një rritje të moderuar të ekspozimit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Rritja e nivelit të borxhit në monedhë të huaj ka ardhur kryesisht nga mbështetja buxhetore e akorduar në kuadër të likuidimit të detyrimeve të prapambetura, garancia pjesore e Bankës Botërore (PBG) dhe Eurobondi. Shtesa prej 3.6% e financimit të huaj mbi objektivin është bërë në kuadër të kostove të favorshme që kanë rezultuar në tregun e jashtëm gjatë emetimit të Eurobond-it, në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të presionit të huamarrjes në tregun e brendshëm dhe në kuadër të uljes së ekspozimit ndaj rrezikut të rifinancimit dhe rrezikut të normave të interesit. Rreth 70.0% e portofolit në monedhë të huaj përbëhet nga monedha euro, duke e bërë këtë portofol jo shumë të diversifikuar.
Kryesore
Continue to the categoryShënim/ Kush e ka radhën pas Erjon Veliajt?
Është e qartë se SPAK e ka ‘rrethuar’ Erjon Veliajn dhe po ia kopsit dosjen. Shumë shpejt ndaj tij pritet të jepet edhe masa...