E përditshmja sportive madrilene, Marca, ka zbuluar se Ernesto Valverdes, trajneri aktual i Athletic Bilbaos, pritet ta marrë drejtimin e Barcelonës. “Të gjitha rrugët të çojnë te Valverde”, e ka titulluar shkrimin Marca. Që nga koha kur Luis Enrique ka njoftuar largimin nga Barcelona, emri i ri i Valverdes është përmendur si trajneri i ri i ekipit katalunas.
Kurse, e përditshmja sportive katalane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se drejtuesit e Barcelonës më 29 maj do të mblidhen dhe do të shpalosin emrat e trajnerëve që kanë në listë. Barcelona më 27 maj do ta luajë ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Alvesit në finalen e Copa del Rey, dhe që nga 28 maji, ekipi do të jetë në pushim. Kështu, më 29 maj do të nisë misioni i kërkimi i trajnerit të ri. Përveç Ernesto Valverdes, kandidatë për ta marrë drejtimin e Barcelonës janë: Roland Koeman, Juan Carlos Unzué, Eusebio Sacristán dhe Roberto Martinez.