Trajneri i kampionëve të botës, Joachim Low, dëshiron të ketë të freskët skuadrën për Kupën e Botës në vitin 2018 dhe për këtë ka lënë shumë yje në shtëpi për garën e kësaj vere. Jerome Boateng, Mario Gomez, Mats Hummels, Sami Khedira, Kroos, Muller dhe Ozil, të gjithë mund t’i fillojnë më herët pushimet verore, pasi Low nuk i ka ftuar për Kupën e Konfederatave.
Vetëm tre lojtarë që kanë qenë me Gjermaninë dhe kanë fituar Kupën e Botës janë ftuar nga Low: Matthias Ginter, Shkodran Mustafi dhe Julian Draxler. Kjo garë fillon me 17 qershor, derisa finalja luhet me 2 korrik. Gjermania gjendet në Grupin B me Kamerunin, Kilin dhe Australinë.
Ndër në Grupin A gjendet, nikoqiri Rusia, kampioni i Evropës, Portugalia, Meksika dhe Zelanda e Re.
Skuadra e Gjermanisë për Kupën e Konfederatave:
Portierë: Bernd Leno, Marc-Andre Ter Stegen, Kevin Trapp
Mbrojtës: Matthias Ginter, Jonas Hector, Benjamin Henrichs, Joshua Kimmich, Shkodran Mustafi, Marvin Plattenhardt, Antonio Rudiger, Niklas Sule.
Mesfushorë dhe sulmues: Julian Brandt, Emre Can, Kerem Demirbay, Diego Demme, Julian Draxler, Leon Goretzka, Sebastian Rudy, Leroy Sane, Lars Stindl, Sandro Wagner, Timo Werner, Amin Younes.