Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla detyron punonjësit e administratës publike që të bëjnë fushatë për Partinë Socialiste. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha, duke i dërguar edhe disa foto të Nikollës me punonjësit e administratës në Ministrinë e Arsimit, duke bërë fushatë në Rubik.
Berisha shkruan në një postim në Facebok se, ja me kë bën fushatën Ndrikull Vila, ndrikulla që ka ndërtuar vilën luksoze me paratë e vjedhura për shkak të detyrës! “Qytetari dixhital denoncon: Ndrikull Vilën sepse del në fushatë me punonjës të Shërbimit Civil si Gerti Janaqi, drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Adriana Berberi dhe Denisa Ruzi me rroga dhe mjete të Ministrisë fushatë në Rubik!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje doktor po ju dërgoj disa foto që tregojnë angazhimin në fushat elektorale të punonjësve të MAS përkrah ministres Nikolla në fushatë elektorale në Rubik.
Nga fcb i Lindita Nikollës, foto të administratës së MAS në fushatë. Fushata në Rubik, ku shoqërohet me punjonjës administrate. Datë 16 maj Denisa Ruzi, këshilltare për mediat në MAS, Adriana Berberi, drejtore kabineti në MAS, Gerti Janaqi, drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, IZHA si dhe 4 punonjës të MAS”, shkruan qytetari.
Kryeministri Rama deklaroi pak ditë më parë se nuk do të lejojë adminitratën publike në fushatën zgjedhore të PS, por ky ishte një mashtrim i radhës, pasi jo vetëm ministrja Nikolla, por të gjithë ministrat bëjnë fushatë bashkë me administratën. Edhe Gjiknuri dy ditë më parë u shfaq në fushatë bashkë me punonjësit e Ministrisë së Energjitikës.
Spitali i Shkodrës pa specialistë dhe ilaçe
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar ndaj mashtrimeve të Ramës për kushtet në spitalin e Shkodrës. Dy ditë më parë, kryeministri Rama ndodhej në Shkodër, ku mes të tjerash inauguroi mjediset dhe shërbimet e reja në spitalin e Shkodrës. Investimet në këtë spital, ai i publikoi edhe gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk reagonte për vdekjen e 16-vjeçares Blerta Pepa. Ditën e djeshme, Tritan Shehu i kundërvihet duke renditur ndaj tij të gjitha arsyet për shërbimin e mangët në Shkodër, gjithçka që Rama duhet të thoshte, duke nisur nga mungesa e mjekëve tek ata që pavarësisht moshës së daljes në pension vijojnë punën, ku drejtori është vetëm me 3 vite studimore.
Në një postim në Facebook Shehu shkruan se, të mburresh me “arritjet” e sistemit shëndetësor, edhe në Shkodër; kërkon “guxim” e mungesë serioziteti ekstrem. “Këtë bëri Kryeministri aty, por duke mos thënë asgjë konkrete dhe të besueshme. Ai nuk spjegoi ku përfundoi “shëndetësia falas”, ndërsa qytetarët po paguajnë qimet e kokës për një shërbim problematik.
Zoti Rama u mburr me spitalin e ri të Shkodrës, por nuk tha që ai ndërtim filloi me 2008 dhe përfundoi me 2012-ën. Ai duhet të thoshte të vërtetën, faktin që në këtë spital të ri mungojnë krejtësisht ose janë të pakët specialistë të shërbimeve mjekësore, psh diçka thelbeësore, nuk ka anatomo patolog, bakteriolog, janë pak mjekët në konsultoren e gruas, pediateri etj.
Ai nuk tha se ish-komunat Shalë, Shosh e Pult kanë të treja vetëm një mjek e jo tre.
Ai nuk tha se ish-komunat Temali e Shllak, kanë të dyja vetëm një mjek pensionist.
Ai nuk tha se në Poliklinikë nuk kryhet shërbimi EKO-Grafi meqë mjeku është bërë drejtor i spitalit e nuk ka kush e zëvendëson.
Ai nuk tha që në sektorin e monitorimit të shërbimit nuk ka asnjë mjek.
Ai nuk tha se në ShP janë 25 mjekë që kanë mbushur moshën e pensionit dhe nuk ka mjekë të rinj për t’i zëvendësuar.
Nuk tha që në DShPQSH, drejtori është ekonomist me 3 vite studimore, nëndrejtori ekonomik ka studiuar për fizikë e juridik, ndërsa nëndrejtori teknik, mungon krejtësisht.
Një zot e di se si mund të drejtohet kështu një institucion i specializuar shëndetësor!
Problemet e sistemit edhe në Shkodër vazhdojnë me mungesën e medikamenteve, pagesat që qytetarët bëjnë rrugët që ata bëjnë drejt Tiranës, etj., etj. Po për sot mjafton kaq!”, përfundon reagimin e tij, Tritan Shehu.
R.POLISI