Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së partive politike për një tryezë pranë selisë së Kuvendit.
Ndërkohë që kryetari i PD-së, Lulzim Basha po fliste para gazetarëve nga selia e Kuvendit, Rama kalon mbrapa tij dhe futet në ndërtesë.
Pasi pret për pak dialogu mes tyre është ky: Rama: Erdha unë! Hajde Basha: Shko aty se aty kemi punë, jo këtu.
Ftesa u bë nga dy partitë aleate të Partisë Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Republikane bëjnë një tjetër tentativë për arritjen e konsensusit mes palëve. Duka dhe Mediu u janë drejtuar me një ftesë partive parlamentare për një takim në orën 20:00 të mbrëmjes tek Kryesia e Kuvendit.