Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ende nuk ka vendosur se kur do t’ia dërgojë garancitë e kërkuara presidentit Gjorge Ivanov, që të mund ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re. LSDM thotë se teksti tanimë është hartuar me mbështetjen e partive të koalicionit, që kryesisht bazohet në programin qeveritar që garanton respektimin e Kushtetutës dhe ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, ashtu siç ka kërkuar Ivanov, i cili mosdhënien e mandatit e ka arsyetuar me atë që njihet si “Platformë e Tiranës”. Ndërkohë, edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i kërkoi ditë më parë Presidentit dhënien e mandatit, në të kundërtën paralajmëroi formimin e Qeverisë edhe pa mandat. Njohësit e çështjeve juridike thonë se Presidenti Ivanov duhet ta respektojë vullnetin e popullit dhe jo të aktivizojë për qëllime politike. “Nëse nuk e jep mandatin ai vepron kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve, të cilët votuan për ndryshime. Ai këtë nuk guxon ta bëjë, pasi është vetëm një individ, ndërsa mbi 700 mijë të tjerë votuan për këtë shumicë, e cila duhet të formojë Qeverinë e re. Presidenti nuk guxon më të bëjë shkelje, pasi ai do të përballet jo vetëm me përgjegjësi politike, por edhe me përgjegjësi penale”, thotë Temelko Ristevski. Ai gjithashtu përjashtoi edhe mundësinë e përsëritjes së incidentit në Kuvend më 27 prill.
Kryesore
Continue to the categoryShënim/ Kush e ka radhën pas Erjon Veliajt?
Është e qartë se SPAK e ka ‘rrethuar’ Erjon Veliajn dhe po ia kopsit dosjen. Shumë shpejt ndaj tij pritet të jepet edhe masa...