Skuadra e Arsenalit qysh tashmë ka nisur të mendojë për transferimet e verës, pas një edicioni dëshpërues. Sipas Standard, Arsenal e dëshiron gjatë kësaj vere mesfushorin francez të Juventusit, Mario Lemina, i cili në fund të këtij kampionati po luan më shumë dhe po tregon paraqitje të mira, ani pse si zëvendësues. Ai shihet si ideal nga Wenger, i cili beson se me Xhakën ose Cazorlan do të bënin një tandem të mirë në mesfushë. Lemina po ashtu po kërkohet edhe nga tre skuadra të tjera, Juventus, Roma në Serie A dhe leipzig në Gjermani. Kujtojmë se francezi ka startuar në vetëm 15 ndeshje për Juventusin, që prej transferimit të tij nga Marseille në vitin 2015.
Kryesore
Continue to the categoryIroni e fatit, UNECSO e cilësoi si jo efikase kalimin e...
Nga Mirela Karabina
Raporti i UNESCO-s 2024 (Organizata e Kombeve të Bashkuara pë r Arsim, Shkencë e Kulturë), krahas theksit se Shqipëria është përpara një...