Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcë sulmin terrorist të së hënës mbrëma në Arenën e Manchesterit, ku gjetën vdekjen 22 njerëz të pafajshëm dhe 59 të tjerë u plagosën. Në një deklaratë për shtyp dje, PD-ja shprehet se, “ky akt terrorist i shëmtuar dhe brutal është një tjetër shembull se si barbaria e terrorizmit cenon jetën e qytetarëve të pafajshëm në mbarë botën. Partia Demokratike qëndron sot në krah të popullit të Britanisë së Madhe për të kapërcyer këtë fatkeqësi dhe për të luftuar edhe më ashpër ndaj terrorizmit botëror. Mendjet dhe lutjet tona janë sot me familjet e viktimave dhe solidariteti ynë njerëzor dhe politik me aleatin tonë të çmuar, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe”, përfundon deklarata.
Kryesore
Continue to the categoryKandidati i Koalicionit Euroatlantik, Abas Tafa, mesazh mbështetësve: Faleminderit nga zemra,...
Nga Abas Tafa
Të dashur miqt e mi të Zall-Bastarit dhe të Qarkut Tiranë!
Nga zemra ju falënderoj të gjithëve ju që më besuat votën dhe...