Skandal, po digjen dokumentet e korrupsionit në Ministrinë e Financave

Sali Berisha vjen me një tjetër denoncim “pikant” të “qytetarit dixhital”. Ai thotë se në Ministrinë e Financave po digjen kuti me shkresa, teksa pritet që ministri Ahmetaj t’i lërë vendin ministres Helga Vukaj. Kjo, sipas Berishës, po bëhet me udhër të Ahmetajt, të cilin ai e përmend si ministri Zho-Zho.
“Ish-ministri Zho-Zho djeg dokumentet e ministrisë. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha në postimin e tij ndërsa në vijim ka postuar denoncimin e qytetarit: “Mirëmëngjes Doktor, sa më dërguan mesazhin më poshtë nga stafi i Ministrisë së Financave: Punonjës të Ministrisë së Financave që në orët e para të mëngjesit po djegin kuti me shkresa në bodrumet e ndërtesës. Aq shumë letra dhe shkresa po djegin sa lënda toksike e djegies është tepër e rëndë”.

Artikulli paraprakLiverpuli kërkon portier
Artikulli tjetërTetë pikat e ligjit që çojnë deri në shtatë vite burg për shitblerjen e votës