Reali i Madridit ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen e sulmuesit 17-vjeçar të Flamengos, Vinicius Zhunior. Dy klubet kanë rënë dakord për ketë transferim dhe mësohet se kontrata e brazilianit me klubin madrilen do të fillojë në korrik të vitit 2018. Kjo për shkak se ai është nën moshë, dhe nuk lejohet të firmosë një kontratë profesioniste pa mbushur 18 vjeç.
Viniciusi do t’i bashkohet skuadrës së Zinedin Zidan pas dy sezonesh. Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Flamengos deri në korrik të vitit 2018. 17-vjeçari është vlerësuar si një nga talentet më premtues në futbollin brazilian, dhe jo më kot, Reali shpejtoi për ta mbyllur këtë marrëveshje, pasi për futbollistin interesoheshin edhe klube si: PSG, Arsenal, Mançester Siti dhe Barcelona.