Lionel Mesi nuk i shpëton dot akuzave për evazion fiskal. Ndaj sulmuesit të Barcelonës është rikonfirmuar dënimi me 21 muaj burg, ndërsa për babain e tij ka pasur reduktim me 15 muaj. I ati i argjentinasit, Horge Mesi ka përfituar reduktim të masës së dënimit nga 21 muaj burg në 15. Për fatin e mirë të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, por edhe të fansave të tij, numri 10 i Barcelonës nuk do të kryej asnjë ditë në ambjentet e izolimit, pasi ligjet e shtetit spanjoll parashikojnë se për dënimet deri në 2 vjet burg mund të konvertohen me lirim me kusht, nëse mbi personin e akuzuar, nuk rezultojnë të jenë kryer vepra të tjera penale. Mbi sulmuesin rëndon akuza e evazionit fiskal në shumën 10,1 milionë euro, rast për të cilin argjentinasi në dëshminë e tij është shprehur se nuk ka qenë në dijeni për një veprim të tillë dhe se me financat e tij është marrë i ati. Gjykata vendosi që ndaj 29-vjeçarit të jepej masa e gjobës, për të tre akuzat e evazionit që rëndojmë mbi të dhe babin e tij. Konkretisht për atë të vitit 2007, Lionel Mesi u dënua me shumën 532 mijë euro, për rastin e vitit 2008, 792 mijë euro, ndërsa për 2009 në shumën 768 mijë euro. Ndërsa i ati i sulmuesit, Horge Messi mbi të cilin rëndon e njëjta akuzë në total do të paguaj 2 milionë euro.
Ernesto Valverde pritet të jetë “timonieri” i ri i Barcelonës pas largimit në fund të sezonit të teknikut spanjoll, Luis Enrike. Valverde ditën e djeshme ndërpreu marrëdhëniet me Atletiko Bilbaon dhe tashmë ai është një trajner i lirë.
“Marca” raporton se, spanjolli ka marrë pëlqimin dhe konfirmimin e lojtarëve të Barcelonës për të bashkëpunuar, duke e vendosur në krye të listës së dëshirave. Gjërat për Valverden janë duke shkuar në rrugën e duhur, trajneri është duke kërkuar një shkollë për fëmijët në qytetin e Barcelonës. Në ditët në vijim, pritet që të ketë një takim me drejtuesit e klubit katalanas dhe më pas do të vendoset për të ardhmen e tij.
Gjëja e parë që Barcelona do të bëjë, pasi ta ketë bërë zyrtare emërimin e Ernesto Valverde si trajner të ri është të nënshkruajë menjëherë me mbrojtësin e krahut të djathtë të Asenalit, Hector Bellerin. Mundo Deportivo raporton se Barca do t’i bëjë ofertë zyrtare Arsenalit për Bellerin menjëherë pas zyrtarizimit të Valverdes si trajner të ekipit.
Gazeta spanjolle shkruan se, sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez, mban kontakt të afërt me përfaqësuesit e Bellerin dhe kjo do të thotë se Barca veçse ka kryer shumë punë rreth transferimit të tij.
Ndërkohë, Bellerin e ka siguruar Barcelonën se nuk do t’i dëgjojë ofertat e klubeve tjera, edhe pse Manchester City është shumë i interesuar për të. Sipas “Mundo Deportivo” fakti që Arsenali nuk do të luajë në Champions League vitin e ardhshëm është një përparësi e madhe për Barcën që ta rrëmbejë lojtarin.