Wolfsburgu, fitore minimale në play off

Wolfsburgu fitoi 1-0 ndeshjen e parë play off ndaj Eintrachtit të Braunschweig pas një 11-metërshi të ekzekutuar saktësisht nga Mario Gomez në minutën e 35-të të takimit. Në fakt vendimi i kryesorit Stegemann pas prekjes së topit me dorë nga Gustav Valsvik është i diskutueshëm, pasi edhe nga pamjet e përsëritura është e vështirë ta dallosh nëse topi e ka kaluar plotësisht vijën e 16 metrave.
Ky rezultat mbeti i pandryshuar gjatë pjesës së dytë, ndonëse skuadra vendase pati të tjera mundësi për të dyfishuar shifrat në të 50′. Ujqërit nuk mundën ta mbyllnin çështjen e kualifikimit para pubkikut të tyre sepse me këtë avantazh minimal gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet më 29 maj në fushën e Braunschweigut.

Artikulli paraprakMarco Silva largohet nga Hull City
Artikulli tjetërPas titullit, Xhaka dhe Baseli marrin edhe Kupën