Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bashkë me anëtarë të Kryesisë zhvilluan një takim me strukturat e kësaj partie në rrethin e Shkodrës. Në këtë takim, zoti Mediu dhe drejtuesit lokalë, diskutuan mbi gjendjen e rëndë ekonomike dhe politike në vend. “Shqipëria është zhytur në një krizë të rëndë ekonomike me pasoja afatgjatë dhe sociale të rënda për familjet dhe biznesin shqiptar. Shteti i pretenduar ligjor është zëvendësuar me krimin e lidhur me pushtetin që gjobit biznesin, reformat janë vetëm koncesione me paratë publike për përfitime korruptive. Largimi i bizneseve dhe kapitaleve dhe mungesa e klimës për investime janë alarm për Shqipërinë”, theksoi zoti Mediu gjatë këtij takimi. Gjithashtu, duke u ndaluar në aksionin politik të së djathtës, zoti Mediu shprehu bindjen se një qëndrimi i unfikuar i opozitës, me synim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duhet të jetë prioriteti parësor për partitë e djathta. “Përballë kësaj situate opozita duhet të unifikohet dhe bashkohet me shqiptarët në rrugën për të ndërtuar shtetin e së drejtës, i cili bazohet në zgjerimin e lirive dhe uljen e taksave, respektimin e pronës private. Bashkëpunimi me biznesin, rininë, të përndjekurit dhe pronarët janë rruga e suksesit të opozitës. Qeveria e pazareve PS-LSI apo prishja e pazareve të tyre nuk mund të jenë shpresa e së djathtës. Reforma zgjedhore dhe vetëm reforma zgjedhore, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është detyra Nr.1 e opozitës, prandaj nuk mund të humbasim asnjë çast për të garantuar votën e lirë nëpërmjet votimit dhe numërimit elektronik si dhe t’i japim të drejtën votuesve të gjykojnë me votë se kush duhet të jenë deputetët në Kuvend. Unë shpreh bindjen time të palëkundër se Partia Republikane do të ketë deputetin e saj në Shkodër”, nënvizoi kryetari republikan.
Kryesore
Continue to the categoryPërse progres-raporti i BE nuk flet për arrestime politike në Shqipëri?
Nga Ervis Iljazaj
Në mediat shqiptare sot është publikuar progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2024. Ky progres raport hedh poshtë të gjitha...