Liverpuli, 50 milionë euro për yllin e Lajpcig

Ekipi i Klopit po kërkon me ngulm talentin e Lajpcig, Nabi Keita. Ata duan ta transferojnë lojtarin nga Guinea që këtë merkato dhe për këtë janë të gatshëm të thyejnë dhe rekordin e shifrës më të madhe që është paguar për një lojtar nga ana e tyre. Për të mundur konkurrencën e madhe, Liverpul është i gatshëm të shpenzojë 50 milionë euro për ta bindur ekipin gjerman. Mesfushori 22-vjeçar ka zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën e Lajpcig, ku në 31 takime si titullar në kampionat, ka arritur të shënojë 8 gola.

Artikulli paraprakKombëtarja U-19 bën mrekullinë
Artikulli tjetërBernardo Silva: S’mund ta refuzoja Guardiolën