Apeli rrëzon dënim me 4 vite burg të gjyqtarit Rasim Doda

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar dënimin ndaj gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda. Apeli ka kthyer për rigjykim çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë. Ish-gjyqtari Rasim Doda u dënua me 4 vite e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit. Doda u dënua në tetor të vitit të shkuar me 4.5 vite burg.
Në konkluzionet përfundimtare  Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 5 vjet burg dhe 3 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për ish-gjyqtarin Doda, i cili akuzohet për Korrupsion pasiv.
Doda akuzohet se i ka kërkuar 80 mijë euro një shtetasi, palë në një proces civil të drejtuar prej gjyqtarit, në këmbim të dhënies së vendimit në favor të personit që duhet të bënte pagesën. Sipas hetimeve të Prokurorisë, kallëzuesi H.B ka qenë duke shkuar te zyra e avokatit të tij F.L, ndërkohë është takuar në rrugë me të pandehurin Rasim Doda, i cili pasi i ka thirrur në emër i ka dhënë kallëzuesit një fletë të palosur, duke i thënë se ky ishte vendimi për të nesërmen.

Artikulli paraprakVlora e tradhëtuar
Artikulli tjetërIrlandë, aksion të gjerë kundër mafies shqiptare të drogës