Kryebashkiaku i Pukës fyen si bandit mjeken e nderuar

Kryetari socialist i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ofendon dhe sillet si bandit me mjeken e shëndetit publik, Marte Deda. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi që i ka dërguar një qytetar nga Puka. Berisha i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet të vendosë para ligjit këtë bandit që fyen qytetarët me gjuhën e Edi Ramës.
“Shikoni si sillet si bandit me mjeken e nderuar Marte Deda, kryetari socialist i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj! I bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të vendosë para ligjit këtë bandit që fyen me gjuhën e Edi Ramës një njeri, një zonjë që ka një jetë të tërë në shërbim të qytetarëve të Pukës, të shquar për edukatën dhe etikën dhe mirësjelljen e tyre”, shkruan Berisha, duke publikuar mesazhin dhe videon e dërguar nga qytetari dixhital.
“Përshëndetje zoti Berisha. Doja t’iu informoja se më dt. 02.06.2017, është bërë prezantimi i drejtorit të komanduar të Shëndetit Publik, Qazim Arifaj. Ky prezantim nuk u bë në ambientet e ndërmarrjes, por në Pallatin e Kulturës të qytetit të Pukës, ku për të prezantuar këtë drejtor ishte kryetari i Bashkisë, i cili gjatë prezantimit ka ofenduar ish-drejtoreshën e këtij institucioni, Dr. Sajmira Laçin.
Ky prezantim ka kaluar në debate të mëdha, ku kryetari i Bashkisë ka bërë debate të ashpra, ku ka ofenduar rëndë nga Dr. Marte Deda, kryetarja e gruas për PD Pukë, si dhe shefin e Burimeve Njerëzore, z. Ndue Lala.
Zoti Berisha, ju lutem informoni dhe denonconi çfarë po bën ky kryetar bashkie, ku gjithë drejtoritë e PS në Pukë i ka kthyer në pronë të tij dhe po i shantazhon punonjësit duke ju thënë: ‘do ju heq nga puna po nuk votuat për PS-në’.
Ç’është kjo që po ndodh, zoti Berisha dhe askush nuk po merr masa ndaj këtij kryetari që çdo ditë dhunon psikologjikisht qytetarët e tij dhe të gjithë kanë frikë të flasin. Ja ku e keni dhe videon ku shihet kryetari i Bashkisë duke ofenduar doktoreshën e shëndetit publik, Marte Deda”, shkruan qytetari.
Para pak ditësh, kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka ushtruar dhunë ndaj kryetarit të grupseksionit të PD dhe shtabit të fushatës, Demir Hyseni. Me urdhër të Gjonajt, forcat e Policisë së Rendit dhe të Policisë Bashkiake kanë rrethuar lokalin e kreut të fushatës së PD, Demir Hyseni dhe më pas kanë shkatërruar karrigen dhe pajisjet e tjera për motive politike.
Bëhet e ditur se policia ka ushtruar dhunë ndaj Demirit dhe ka marrë me forcë të gjitha karriget dhe tavolinat që ndodheshin në lokalin e tij. Policia Bashkiake ka pretenduar se karriget dhe tavolinat janë marrë nga lokali për shkak se është zënë hapësira publike, por në lokalet e tjera nuk është ndërmarrë një aksion i tillë.
Dhuna dhe terrori ndaj shefit të shtabit të fushatës së Partisë Demokratike të Pukës, Demir Hyseni, është ushtruar për motive politike. Pas nisjes së fushatës zgjedhore, Hyseni është kërcënuar vazhdimisht nga trafikantët e drogës që të mos bëjë fushatë për Partinë Demokratike. Frika e humbjes së zgjedhjeve ka tërbuar PS-në atje dhe të dërguarin e Ramës, Ditmir Bushati. Bushati i Ramës ka angazhuar trafikantët e drogës për të bërë fushatë për Partinë Socialiste.

Artikulli paraprakProkuroria nis hetimet për zyrtarët e përfshirë në fushatë
Artikulli tjetërHahn: Zgjedhjet e lira do bëjnë diferencën për hapjen e negociatave