Qarqet ku fushatën e PS e udhëheqin kriminelët

Kur vjen puna për të përdorur krimin në fushata elektorale, por edhe për punët e shtetit, duket se Edi Rama del mbi çdo ligj, apo moral. Kështu po ndodh dhe këto ditë të fushatës elektorale, kur të gjithë njerëzit e përfolur për trafiqe, apo veprimtari të dyshimtë jashtë vendit janë rishfaqur në zona të ndryshme të vendit. Janë ata që kanë dalë në krye të fushatës për të kërkuar dhe një herë vota për rilindjen që i mori nga gjirizet e krimet dhe i katapultoi në majat më të larta të politikës.

Artur Bushi në Fushë-Krujë

Dy ditë më parë, në  Fushë-Krujë ndodhi një incident i denoncuar nga ish-Kryeministri Berisha në faqen e tij në Facebook. Vëllai i Artur Bushit kryetarit të Bashkisë, ka tentuar të fusë tezat e provimit për maturantë në shkollën “Shote Galica”, të këtij qyteti me qëllim për ta konvertuar nderin në vota për rilindjen më 25 qershor. Në ndihmë sipas denoncueses i ka ardhur dhe shefi i Komisariatit të Policisë.  Pas marrjes së raportimit, Ministria e Arsimit ka dërguar në këtë qytet Sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca, një i zgjedhur në këtë detyrë nga ish-ministrja Lindita Nikolla, por me sa duket për Bushët e Krujës më e rëndësishme është rezultati që duhet të marrë Rilindja në 25 qershor se, respektimi i instituconeve të shtetit. Ilir Bushi, vëllai i kryetarit të Bashkisë, ka goditur Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit. Për Artur Bushin janë hedhur akuza se është marrë me propstitucion në shtetin fqinjë Itali, madje rasti ka qenë i një vajze nga ferma e Sukthit, që edhe sot e kësaj dite punon për trafikantët e Fushë-Krujës. Dhe ky një tjetër denoncim i bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Çaushët në Vlorë

Në Vlorë hija e çaushëve të vitit 1997, u shfaq në një takim elektoral të kandidates së PS, Vilma Bello. Kjo e fundit shoqërohej nga nipi i Zani Çaushit në Çole. Natyrisht nipi i Zanit Çaushit mund të bëjë çtë dojë, por për çfarë duhet ai në një lagje dhe një qytet ku ka shkaktuar tragjedi të panumërta. Banditi i Vlorës akuzohet për pengmarrje, vrasje e përdhunimeve të qytetarëve dhe krejt Vlora sot e kësaj dite ka një urrejtje pathologjike për të. Por në pamundësi për t’i nxjerrë xhaxhanë nga burgu, Rama emëron në krye të fushatës për Bellon nipin e tij, që mburret lart e poshtë nëpër qytetin bregdetar me bëmat e xhaxhait. Përveç se rikthimin e frikës, në qytetin jugor për çfarë duhen tjetër këta elementë mbiemri dhe simbolika e të cilëve nuk i kujtojnë asgjë të mirë vlonajtëve. Dhe ky një rast i denoncuar me foto nga një  banor i këtij qyteti, nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në Facebook. Në të gjithë botën, në fushatë nxirren pinjollë të familjeve që kanë dhënë diçka për qytetin apo kombin, dhe që janë simbol i tij. Rama dhe kandidatja Bello mund ta shpjegojnë më mirë se çfarë përfaqëson mbiemri Çaushi për ta, ndërsa për Vlorën dhe vlonjatët duhet të pyesin këta të fundit.

Lezha e Arben Ndokës

Por edhe në Lezhë situata nuk ka ndryshuar. Natyrisht vëllezërit Frroku janë në burg dhe nuk mund të kontribuojnë më aq rëndëshëm sa në 2013-ën në këtë qytet, por sërish kanë të deleguarit e tyre që udhëhiqen nga Arben Ndoka. Për këtë besojmë se ska nevojë për shumë prezantime, pasi ja dimë fare mirë bëmat e tij. Megjithëse dha dorëheqjen nga mandati me qëllim që hetimet mos thelloheshin më tej, ai është rikthyer sërish në fushatë bashkë me bandën e tij në qytetin e vogël verior. Ka jo pak raportime për angazhimin e tij në krah të Lindita Nikollës dhe të tjerëve në këtë qytet, por edhe në Rrëshen dhe në Pukë, sepse Arben Ndoka është i kudondodhur dhe natyrisht s’mund të mungojë kontributi i tij i vyer. Rreth tij mblidhen si mizat rreth mjaltit të gjithë personat që njihen me gisht në qytetet Laç, Kurbin apo Rrëshen që kanë një të kaluar kriminale sidomos kur bie fjala për trafikun e dorgës dhe prostitucionit, por edhe për krime të tjera.

Rama në krah të Ahmetajt në Kavajë vendos Roshin dhe Dajën

Në Kavajë, Edi Rama ka dërguar si kandidat për deputet Arben Ahmetjan, që për katër vjet e mbajti ministër Finanacash. Në ndihmë të tyre i ka vënë për të drejtuar fushatën Elvis Roshin (në fakt ky është vetëm një prej pesë emrave të tij) dhe Gentian Dajën kreu i PS Kavajë. Të parit Roshit, i është hequr mandate, sepse është akuzuar për përdhunim në grup në Itali. Në fakt, ai mbart mbi vete shumë më shumë se kaq, por mandatin si kryetar bashkie për këtë e humbi. Ndërsa Gentian Daja, është kreu i PS-së Kavajë, ky i dyti i dënuar për trafik drogë në Itali. Në fakt, Kavaja është shembulli më i mirë se si një  kryetar partie, një kryeministër mund ta lerë qytetin me koshiencë të drejtohet nga dy trafikantë jo pak, por gjashtë vjet me radhë. Bëmat e Roshit në këtë qytet njihen dhe jo pak, por edhe ato të Gentian Dajës. Edhe sot e kësaj dite të dy ata janë çdo ditë në fushatë, duke ofenduar në një farë mënyrë banorët e Kavajës të majtë e të djathtë. Daja dhe Roshi bëjnë fushatë edhe për Arben Ahmetajn, por edhe për Dorian Muratin, kandidat për kreun e Bashkisë së Kavajës. Janë këta të dy që prezantuan Arben Ahmetajn si kandiddatin për deputet të Kavajës, një treshe mjaft e gjetur. Një përzierje  e njeriut që rrënoi finanacat e shtetit dhe firmosi me dhjetëra koncensione të dyshimta, me një përdhunues dhe një trafikant droge. Akoma nuk dihet se përse Rama e urren kaq shumë Kavajën që dërgon këto nivele përfaqësimi, por përgjigjen më të mirë duket se do e marrë më 25 qershor.

Artikulli paraprakDeputeti i LSI-së kapet duke shpërndarë miell për votat
Artikulli tjetërThirrja për taksa të ulëta…