25 milionë euro në vit për të bindur Alexis Sanches që të braktisë Arsenalin për t’iu bashkuar Bayernit të Mynihut. Një shifër monstruoze e papaguar më parë nga një klub gjerman, por pas eliminimit në katër sezone radhazi në Champions, tre herë në gjysmëfinale dhe në një rast në çerekfinale, te kampionët e Bundesligës zgjidhjen e shohin vetëm duke shpenzuar shifra të tilla të padëgjuara më parë.
Futbolli gjerman është rritur shumë gjatë sezoneve të fundit, falë investimeve në sektorin e të rinjve, por ka ardhur momenti për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm për të fituar edhe në Europë në nivel klubesh.